Profesoresha e muzikës Ajmone Dhomi, ka kursyer para gjatë 15 vjetëve për të shkuar në Haxhxh.

Profesoresha shqiptare, e cila ka shkruar disa libra shkollorë për muzikë, thotë se jeta e saj nuk do të ndryshojë edhe pas kthimit nga Haxhxhi.

Ajo thotë se gjyshen e ka pasur me fakultet teologjik para 100 viteve, dhe se para 50 viteve xhaxhai i saj e ka përfunduar medresenë.

“Kështuqë edhe familje arsimdashëse edhe besimtarë të devotshëm”.

Ajo thotë se ka agjëruar dhe është falur, por ka pasur shumë dëshirë edhe të shkojë në Haxhxh.

“Ju kam friku që një ditë vjen pensioni, e kom ditë qysh vijnë punët e s’kam me pasë kushte materiale me shku. Kështu që para 14-15 vjetëve këto para i kam nda në bankë dhe tash i paska ardhur kismeti me shku”, ka thënë ajo.