Profesori shqiptar ofendon rëndë Shaqirin: Zoti nuk i do injorantët kur flasin arabisht, blej nja dy libra shqip

Profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki pasi ekipi ku luan edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve, e ka kritikuar këtë të fundit duke thënë se do të ishte mirë që Shaqiri ta falënderonte Zotin për këtë fitore në gjuhën amtare shqipe, apo edhe në anglisht e gjermanisht e jo në arabisht.

Marketing

Ai madje i ka sugjeruar Shaqirit që t’i blejë dy libra shqip dhe të fillojë ta mësojë gjuhën shqipe, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë:
Lajm i mirë që një shqipe me fitu ligen e kampioneve.
Lajmi do ishte edhe më i mirë sikur kjo shqipe ta falenderonte Zotin në shqipen e origjinës, në gjermanishten e strehimit apo në anglishten e fitimit.

Sinqerisht, pa asnjë qëllim me polemizu, mendoj që Shaqiri ka mjaft pasuri sa me ia ble vetit 2 libra shqip e pse jo me e financu një qendër ku mësohet shqipja në Zvicër.
Zoti nuk i do injorantët edhe kur ata flasin arabisht.

Marketing