Profesori Univeristar Ylber Sela, emërohet drejtor i Agjencisë për zbatimin e gjuhës shqipe

Me vendim të qeverisë profesori Universitar, Ylber Sela emërohet drejtor në agjencin për zbatimin e gjuhëve që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

Marketing

Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë i miratuar në Kuvend parasheh avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni.

Përdorimi i shqipes gjen avancim në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amëz, certifikata e lindjes si dhe në procedura tjera.

Biografia e profesorit Universitar z. Ylber Sela.

Profesori Ylber Sela, u arsimua në Austri, në qytetin e Vienës, që nga fakulteti e deri në studimet posdiplomike.

Sela në krye të Drejtorisë, vjen me një bagazh të pasur profesional dhe intelektual.

Ai përveç profesionit si profesor universitar, më parë ka qenë edhe Sekretar i Shoqatës “Albania” në Vienë. Gjithashtu Sela ka ushtruar pozitën e Kryetarit në shoqatën studentore “Universitas” në Vienë.

Nga viti 2003, Ylber Sela, është kthyer në Republikën e Maqedonisë ku edhe ka filluar me punë në Universitetin e Europës Juglindore në Fakultetin e Administrataës Publike dhe Shkencave Politike.

Prof.Dr.Ylber Sela është edhe themelues i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në vitin 2011 me të cilin ka shënuar suksese të shumta.

Sela gjithashtu ka botuar edhe mbi 10-ra libra në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze, të cilat gjenden në shumë Universitete evropiane dhe të vendit.

Nga viti 2010, u angazhua si Profesor edhe në Universitetin e Tetovës në Fakultetin Juridik dhe mban gradën e Profesorit Ordinar.

Ndryshe, Profesori Sela në opinion njihet edhe si person i afërt me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, njëherit ka qenë edhe Këshilltar gjatë mandatit kur Xhaferi ishte Ministër i Mbrojtjes.

Poashtu, Ylber Sela, njihet edhe si aktivist i shoqërisë civile duke organizuar Konferenca të ndryshme ndërkombëtare, Tryeza të rrumbullakëta dhe seminare me personalitete ndërkombëtare, sidomos nga bota gjermano-folës.

Marketing