Programi i Qeverisë/ ASh–AA: Nuk na vjen radha, tendencë për të na heshtur

Opozita shqiptare u ankua se nuk i jepet fjala në foltore dhe këtë veprim e cilësoi si tendencë për ti heshtur. Kryeprlamentari Xhaferi ju kundërpërgjigj se nuk e mban ai radhitjen e paraqitjes së deputetëve
“Nuk respektoni as raportin numerik mes grupeve të deputetëve që vijnë nga lista të ndryshme. VMRO nuk është 6 herë më e madhe se grupi i ASH-AAA por është diku 3 e gjys dhe kërkoj këtë ta respektoni së paku në çdo 3 apo 4 deputet të opozitës të jetë njëri nga koalicioni. Është e qartë kjo tendecë për ta mbyllur  zërin e opozitës. Nuk jemi 2 apo 3 deputet, jemi 12 dhe tash e tutje këtë do e keni parasysh.”, tha Syrja Rashidi, deputet i koalicionit ASH-AA.
“Tash e tutje do të uleni ju deputetët e opozitës dhe do ta bëni listën dhe do ma dorëzoni ashtu si do ta bëni rradhitjen dhe ska kurfarë problemi. Rregullorja thotë se listën e bën kryetari i Parlamnetit konform asaj çfarë është përfaqsim i partive politike. Ndryshe skam çka ju bëj ose do të vlej ajo që është kompetenc e imja ose do të vlej ajo që do merren vesht koordintarorët për faktin që akoma skemi koordinator, për këtë punë le te merren vesht koordinatorët e partive. Unë rrasdhitjen duhet ta bëj për mua është me rëndësi është opozitë-pozitë 2 me 1, tash unë këtu nuk bëj zënka do jetë ky apo ai.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Edhe VMRO-DPMNE dhe koalicioni ASH-AA, nuk do ta votojnë qeverinë e re