Programi TAV, u firmosën 35 marrëveshje, Bytyqi: Projekte në interes të qytetarëve

Janë nënshkruar 35 kontratat e fundit nga programi TAV për projekte infrastrukturore me vlerë prej 22.3 milion euro, nga të cilat 34 janë projekte komunale dhe një projekt investimi në dy aeroportet në RMV me vlerë 14.7 milion euro.

Marketing

Ndër projektet e komunave në këtë paketë të tretë janë rrugët lokale, ujësjellësi dhe kanalizimi, informoi Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike

“Në vitin 2017, pas rishikimit, u vu re se i gjithë vendi është në nivelin e mbulimit prej 17% me rrjetin e kanalizimeve në të gjithë vendin. Sipas të dhënave më të fundit që kemi për momentin, ato janë në ndërtim e sipër ose tashmë janë ndërtuar dhe është arritur mbulimi pothuajse 31% i vendit me një rrjet kanalizimesh.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, ne besojmë fuqimisht se biznes -investimet të japin biznes-rezultate, por gjithashtu të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Maqedonisë.”,- tha drejtori gjeneral i TAV – Maqedoni, Metin Bata.

Përveç përmirësimit të kushteve të terminaleve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, është planifikuar të zbatohen 14 projekte të infrastrukturës komunale, 10 për rrugë, shtatë për furnizimin me ujë, dy për rinovimin e shtëpisë dhe një për ndërtimin e urave

Marketing