Progres i projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot në Tetovë mori pjesë në punëtorinë “Menaxhimi i mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut, Faza I-rë” destinuar kryetarëve të komunave të nëntë komunave në rajon. Tema e punëtorisë ishte rishikimi i statusit të zbatimit të projektit të integruar të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin e Pollogut që po implementohet me mbështetjen financiare të Sekretariatit shtetëror zviceran për çështje ekonomike SEKO.
Përveç nivelit të zbatimit të projektit, në punëtori u prezantua edhe Plani rajonal i menaxhimit të mbeturinave për Rajonin e Pollogut si dhe hapat e mëtutjeshëm për miratimin e dokumentit të planifikimit.
Çështja e themelimit të një Ndërmarrjeje publike rajonale për menaxhimin e deponisë Rusino u konsiderua si një çështje e veçantë. Në Punëtori u konfirmua se lidhur me këtë të fundit nga ana e këshillave të komunave do të duhej të merren vendime të përshtatshme për krijimin e një komisioni për përgatitjen e dokumentacionit, statutit dhe organeve të ndërmarrjes si dhe vendime të tjera të përshtatshme.

Marketing
Marketing