Projekt i USAID-it: Avancimi i kohezionit social në Maqedoni (FOTO)

Në sallën sportive “Hristo Uzunov” në Komunën e Kërçovës, u ralizua aktiviteti i parë ndërkomunal sportiv në kuadër të projektit të USAID-it për “Avancimi i kohezionit social në Maqedoni.” Në kët ngjarje pjesëmarës ishin së bashku 90 nxënës nga klasa e tretë dhe e katërt të komuniteteve të ndryshme etnike nga shkollat fillore “Kuzman Josifovski – Pitu” Komuna e Kërçovës dhe të shkollës fillore “Hasan Prishtina” Komuna e Çairit.

Komuna e Kërçovës si nikoqir dhe partner i këtij aktiviteti sportiv dhuroi këmisha për pjesëmarrësit e rinj dhe siguroi mbështetje logjistike për ngjarjen. Aktiviteti sportiv u ndoq nga përfaqësues të Komunës së Kërçovës, prindërit e pjesëmarësve të rinj, drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollat fillore. Ekipi i projektit gjatë aktiviteteve sportive dhuroi pajisje sportive shkollave që të mund të përdorin të njejtatgjatë orëve të edukimit fizik dhe në të ardhme të organizojnë aktivitete sportive të ngjashme. Projekti për avancimin e kohezionit social në Maqedoni implementohet nga organizatë ndërkombëtare “Search for Common Ground në Maqedoni”, në bashkëpunim me partnerët lokalë “Open Fun Football Schools”.

Projekti synon të forcojë bashkëveprimin ndëretnik mes fëmijëve dhe të rinjve dhe të promovojë edukimin ndërkulturor në çerdhet publike dhe shkollat fillore publike. Në kuadër të projektit do të organizohen aktivitete sportive për nxënësit e klasave 1-4. nga komunitetet e ndryshme etnike në shkollat fillore në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë, Dibër dhe Radovish. Përveç aktiviteteve sportive, projekti ofron trajnime për arsimim multikulturor integruar për edukatorët nga çerdhe dhe mësimdhënësve në shkollat fillore, inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) për këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), si dhe studentët e Fakultetit Pedagogjik në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Shtip, që do të bëhen mësues dhe edukatorë të ardhshëm.

evn