Projekt për vlerësim të rrezikut nga korrupsioni në procedurat për punësim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparensi Interneshënëll-Maqedoni do ta promovojnë projektin “Vlerësim i ndjeshmërisë nga korrupsioni në politikat dhe procedurat për punësim, me fokus të veçantë në nepotizëm, kronizëm dhe klientelizëm.

Marketing

Projekti është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, ndërsa do të përfshijë analizë të kornizës politike, juridike dhe institucionale të punësimeve në sektorin publik, si dhe rreziqet nga korrupsioni gjatë zbatimit të politikave dhe procedurave për punësim.

Është paralajmëruar fjalim i ambasadorit të Holandës Dirk Jan Kop, të Sofka Pejovska-Dojçinovska, anëtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe e Sllagjana Tasevës, kryetare e Transparensi Interneshënëll.

Marketing