Projekti për ndërtimin e 14 pishinave të notit në seancë të Qeverisë

Qeveria sot në seancë duhet të sjell mendim për Informacionin për realizimin e Projektit për ndërtimin e pishinave për not, në propozim të Agjencisë për rini dhe sport.

Marketing

Në seancën e rregullt qeveritare, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do ta prezantojë Informacionin për zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e sektorit privat nga ana e qendrave për zhvillim të rajoneve planore – biznes qendra rajonale, ndërsa duhet të shqyrtohet edhe Informacioni për pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Pres-shërbimi qeveritar informoi se Kuvendi për mendimin e Qeverisë në seancën e sotme e dorëzoi Startegjinë rregullatore për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizuale.

Në seancë do të shqyrtohet edhe Informacioni për sistemimin e mjeteve nga Programi për sistemimin e mjeteve nga lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese për vitin 2019 për financimin e federatave kombëtare sportive dhe projektet e Agjencisë për rini dhe sport për avancimin e sportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Informacionin për implementimin e Planit kombëtar për menaxhim me cilësi në sektorin publik për periudhën e vitit 2018-2020, në propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.