Projekti për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit po realizohet sipas dinamikës së paraparë

Kalldërmat dhe vitrinat e dyqaneve të zejtarëve janë tiparet autentike kulturore të vatrës sonë të kulturës – Çarshisë së Vjetër të Shkupit, për mirëmbajtjen e të cilave Komuna e Çairit po kujdeset përmes projektit për revitalizim dhe ruajtjen e autenticitetit infrastrukturor të saj.

Marketing

Kështu sot kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër z. Izet Mexhiti, koordinatorët e projektit Xhavit Gashi dhe Sedat Kubur vëzhguan nga afër dinamikën dhe cilësinë e punës. Një pjesë e kalldërmës dhe vitrinave tashmë janë vendosur sipas dinamikës së paraparë ndërsa po vazhdohet me shumë përkushtim edhe në pjesë tjera të Çarshisë.

Faleminderuam ekipin e punës për korrektësinë dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë realizimit të procesit të punës.

Marketing