PROKURORIA: 10 procedura parahetimore ndaj MSH-së

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka ngritur dhjetë procedura parahetimore, për shkak të indicjeve për shkelje procedurave gjatë furnizimeve publike nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing

Bëhet fjalë për furnizimet publike me reagjentë dhe teste të gjakut në lartësinë e 35 milion eurosh, si dhe për furnizmet me ilaçe nga veledrogeritë për nevoja të institucioneve publike shëndetësore pa procedurë tenderimi , në lartësinë prej 24.6 milionë denarë.

“Procedura parahetimore vjen si rezultat i lajmeve të publikuara në më shumë media të vendit në lidhje me parregullsitë në procedurat e furnizimeve publike në Ministrinë e Shëndetësisë”, njoftojnë nga prokuroria.

Ministria e Shëndetësisë tashmë e ka prishur tenderin për furnizim public me teste dhe reagjentë për analiza biokimike, imunogjene, hematologjike dhe koagulative.

Në lidhje me këtë furnizim publik të Ministrisë së Shëndetësisë, së, Komisioni Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike vlerësoi se përzgjedhja kufizon konkurrencën pasi në ofertë kërkohen 6 lloje të testeve, aparaturave, sistemit informativ dhe transportit.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka ndërrmareë të gjitha veprimet e nevojshme dhe në koordinim edhe me institucionet përgjegjëse për zbulimin e veprave të tilla penale. TVM2

Marketing