Prokuroria hapi procedurë për “bombat” e reja në Jutjub

Prokuroria për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka hapur procedurë të zërave për audio incizime të cilët ishin të publikuar në rrjetin social “Jutjub”, kanali “U6e Big”, ku dëgjohet një zë i cili i ngjanë afaristit Orce Kamçev.

Marketing

“Lënda është marrë përsipër dhe të njëjtën e procedon prokurori kompetent publik. Është dhënë urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale të ndërmerr veprime dhe masa, dhe kërkesën për mbledhjen e njoftimeve të duhura ta dorëzojnë deri te ‘Jutjubi’”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Po ashtu nga Prokuroria Publike, bëjnë të ditur se për momentin po kontrollohen të gjitha rrethanat lidhur me identifikimin e personit i cili i ka publikuar incizimet.
“Me këtë procedurë duhet të vërtetohet kush ka incizuar, vallë në përmbajtjen e bisedave dhe publikimin e tyre ka elemente të veprës penale, si dhe identiteti i personave të cilët flasin. Pasi të mblidhet dhe të analizohet materiali i provave, prokuroria do të miratojë vendim nëse dhe cili person do të ftohet të jep deklaratë para prokurorit, për të cilin gjë për momentin është herë të flitet”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Gjithashtu, nga Prokuroria për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, informojnë se deri tash tek ato nuk ka arritur asnjë padi e cila i dedikohet publikimit të bisedave të incizuara.

“Prokuroria, ashtu si edhe në periudhën e kaluar nuk do t’i komentojnë deklaratat, por se punën e saj do të vazhdojë ta mbështesë mbi dëshmi. Në këtë drejtim prokuroria menjëherë, si edhe në rastin dokumenteve të publikuara në rastin ‘Reket’, hapi procedurë në drejtim të zbardhjes së rastit”, thonë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, sot në “Jutjub”, u publikuan nëntë “bomba” të reja, në të cilat dëgjohet zëri i cili i ngjan atij të Kamçevit, i cili është i dyshuar në rastin “Perandoria”, dhe dëshmitar në rastin “Reket”, se si e bind kryeministrin Zoran Zaev, rastin “Reket”, mos ta denoncon te prokurorja Villma Ruskoska. Por, në këtë rast kryeministri i përgjigjet se “Maqedonia duhet të bëhet shtet evropian, shtet juridik”, dhe e udhëzon ta denoncojë rastin, ndryshe vetë do të mbajë përgjegjësi.

Në një pjesë të këtyre bisedave të publikuara mund të dëgjohen informacione edhe për raportet mes të akuzuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13, dhe tashmë i dënuari për këtë rast, Zoran Milevski-Kiçeec, si dhe se në doreza e valixhes ku Kamçevi ia dorëzon paratë Boki 13, ka pasur GPS pajisje për përcjellje.

Ndërkohë, në disa prej xhirimeve në prapavijë dëgjohet muzikë, ndërsa te disa tjerë dëgjohet zhurmë nga trafiku. Mes tjerash në këto biseda të xhiruara përmenden edhe më shumë emra të njohur, mes tyre edhe të prokurorëve, gjykatësve, politikanëve dhe gazetarëve.

Marketing