Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal kundër Kançeskës

Prokuroria publike hodhi poshtë kallëzimin penal kundër ish ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska. Ndonëse Policia Financiare pretendonte se Kançeska Milevska i ka shkaktuar dëm buxhetit prej 2,7 milion eurosh, prokuroria nuk sheh bazë për ndjekje penale. Sipas policisë financiare ish ministrja e kulturës dhe disa persona të tjera kanë pranuar fatura nga ndërmarrja e huaj “Svetllost teatar” Beograd, e cila nuk guxon të ushtrojë veprimtari në territorin e shtetit, në të cilat në mënyrë të paligjshme është kalkuluar tatimi i vlerës së shtuar me vlerë prej 18 për qind. Në këtë mënyrë është kryer pagesa jashtë vendit në bazë të 11 kontratave për ushtrimin e shërbimeve, mallrave dhe punëve të realizuara në shtet, me ç’rast Drejtoria për Polici Financiare ka vlerësuar se i është shkaktuar dëm buxhetit në shumë prej 2.7 milion euro. Megjithatë, Prokuroria gjatë hetimit ka vërtetuar se ndërmarrja ka pasur filiale të hapur në Maqedoni dhe kanë konstatuar vetëm një qarkullim të parregullt të parave. Kjo ndërmarrje “Svetllost teatar” është angazhuar për dërgimin dhe montimin e pajisjes dhe instalimit për në ndërtesën barok të Teatrit Popullor të Maqedonisë.

Marketing
Marketing