Prokuroria, hetim për objektin te “Mavrovasja”

Ministria e Brendshme njofton se në Prokurori kanë dorëzuar raport për ndërtimin e paligjshëm te Qendra Tregtare “Mavrovasja”, ku në vendin e lokalit të djegur ndërtohet objekt. Njësia e Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik prokurorëve u ka dorëzuar dokument për të gjitha masat e ndërmarra dhe provat që ata morën për veprën penale “ndërtim të paligjshëm”. Për autoritetet, ende është e panjohur kush e ndërton objektin ilegal. Komuna e Çairit përmes gazetës i kërkonte investitorit që vetë ta prish ndërtesën. Pasi që nuk u paraqit askush si ndërtues i objektit, komuna shpalli tender dhe kërkoi të angazhojë një kompani që do ta prishte atë. Por asnjë kompani nuk iu përgjigj thirrjes dhe komuna e Çairit shpalli tender të ri për prishjen e ndërtesës.

Marketing
Marketing