Prokuroria Publike Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se, pas pranimit të një informacioni, kanë hapur lëndë për ndarjen e një koncesioni për qendrat për dializë.

Nga Prokuroria thonë që do të hulumtojnë dyshimet se procedura ka qenë jo transparente dhe se persona juridikë e fizikë kanë qenë të favorizuar tërthorazi.

“Duke i ndjekur reagimet e “Nefron”- Shoqata e qytetarëve të sëmurë prej veshkave dhe shkrimet në disa media të cilët tregojnë për një sërë parregullsish në zbatimin e procedurës sipas Njoftimit për ndarje të koncesioneve të qendrave për kryerje të dializave, Prokuroria publike themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vlerësoi se ekziston bazë për dyshim që duhet të kontrollohet.

Dyshimet tregojnë se procedura është zbatuar në mënyrë jo transparente dhe se tërthorazi janë favorizuar persona juridikë dhe fizikë me ç’rast provajderë të njohur ndërkombëtarë me eksperiencë të madhe janë vendosur në pozitë të inferiore”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, do të hetohen veprimet e paligjshme edhe në lidhje me Vendimin për përcaktim të çmimit referent për trajtime me hemodializë, me të cilin çmimi referent për hemodializë për insuficiencë kronike të veshkave është zmadhuar prej 4.855 denarë në 5.400 denarë.
Partneriteti publik-privat për qendrat për dializë filloi më 15 shkurt 214.

Artikulli paraprakKomisionit për Mandat dhe Imunitetit, do të diskutoj për mandatin e Nikolla Gruevskit
Artikulli tjetërProkuroria Publike do të hetojë Ivanovin për shkelje të Kushtetutës