Prokuroria: Janeva nga “Reketi” ka përfituar rreth 5 mijë euro

Prokuroria Publike për Krim të Organizuar sot kërkoi paraburgim për prokuroren speciale, Katica Janeva, pasi është zgjeruar hetimi për rastin “Reket”, ndërsa Janeva u arrestua sot pasdite.

Marketing

Sipas hetimit, Janeva ka përfituar 298,000 denarë pronë, kryesisht në mobilje dhe gjësende. Janeva, sipas Prokurorisë, kishte për qëllim të lehtësonte pozicionin e Kamçevit duke e zëvendësuar paraburgimin e tij me arrest shtëpiak në rrethana të pandryshuara, ku pastaj Kamçevi duhej të transferohej në dëshmitar të mbrojtur ose ti ofrohej marrëveshje, të kthente pasaportën dhe të paguante një dënim minimal për rastin “Perandoria”.

Sot gjatë bastisjes në PSP është konfiskuar një kompjuter i Janevës ndërsa deri në fund të ditës do të dihet nëse ajo do të përfundojë në burgun e Shutkës.
Nga Prokuroria thonë se nuk ka asnjë indikacion për atë nëse paratë që Kamçev i ka dhënë Boki 13 dhe Kiceecit, respektivisht rreth 1.5 milion euro, kanë përfunduar tek politikanë vendas dhe të huaj.

Marketing