Prokuroria vitin e kaluar ka përgjuar më shumë sesa në vitin 2017. Kryeprokurori Lubomir Joveski në Kuvend dorëzoi raportin për zbatimin e masave të posaçme. Sipas statistikës së Prokurorisë, në vitin 2018 krahasuar me vitin paraprak zbatimi i masave të posaçme të hetimit është rritur për 34% më shumë. Rritje për 9.7% ka edhe te personat që janë ndjekur. Sipas statistikës së prokurorisë, vitin e kaluar tek 95 persona janë zbatuar masat e posaçme të hetimit, ndërsa janë ndjekur 317 persona. Raportin në Komisionin për mbikëqyrjen ndaj zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve nuk e prezantoi personalisht kryeprokurori Joveski, por kishte autorizuar prokuror tjetër të vijë në vend të tij.

Në krahasim me vitin 2017 ka rritje kur janë zbatuar këto masa në 71 rast kundër 289 personave me identitet të konfirmuar, për 363 lëndë të veprave penale”-tha Bodan Llazarevski, prokuror.

Në komision nuk ishin të pranishëm deputetët e pushtetit. Deputetët e VMRO-DPNMNE-së thanë se raporti është gjithëpërfshirës. Ata kishin vetëm një vërejtje.

Presim që në vitin e ardhshëm raporti për vitin 2019 të vijë shumë më herët, dhe jo pas një viti pasi ka përfunduar e gjithë puna. Kështu që, këtë vërejtje ta keni parasysh vitin e ardhshëm të mos na ndodhë kjo”-theksoi Zoran Iliovski, VMRO-DPMNE.

Në raportin për zbatimin e masave të posaçme prokuroria vëren se me këtë masë është rritur efikasiteti i ndjekjes penale dhe lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Në mënyrë plotësuese në Komision një qytetar ka kërkuar të verifikojë nëse është ndjekur dhe pse. Pas një diskutimi të shkurtër anëtarët e komisionit vendosën se nuk ekziston një mundësi të tillë.