Prokuroria nuk është dakord që Mukoski të dalë nga arresti shtëpiak

Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin nuk do t’i japë dritën jeshile deputetit të VMRO-DPMNE-së Krsto Mukoski për të dalë nga arresti shtëpiak edhe pas garancionit me shumë lartë të parave. Jo zyrtarisht, prokuroria do të japë mendim negativ. Megjithatë, fjala kyçe për atë nëse Mukoski do të mbetet ose jo në arrest shtëpiak do ta japë Këshilli Penal në Njësinë e Shkupit.

Marketing

Më parë arresti shtëpiak iu ishte hequr edhe kolegëve të tij,të cilët janë gjithashtu të akuzuar për 27 prilln, Sasho Vasilevskit dhe Ljuben Arnaudovit.

Të tre, së bashku me deputetin Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski, akuzohen për ndërhyrjen e përgjakshme në Kuvend vitin e kaluar më 27 prill.