Prokuroria: Nuk është regjistruar asnjë parregullsi serioze

Në gjashtë orët e para të votimit në zgjedhjet presidenciale nuk është regjistruar asnjë parregullsi zgjedhore. Prokurori Xhelal Bajrami u tha gazetarëve se deri më tani, as Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale e as qytetarët, nuk kanë vërejtur ndonjë shkelje.

Marketing

Prokuroria u zotua për të ndjekur me përpikëri gjithë procesin zgjedhor deri në fund, pas çka diku rreth orës 19 e 30 u paralajmërua se do të mbahet një konferencë tjetër për mediat, si përmbledhje për votimin e ditës.

Marketing