Prokuroria publike do të udhëheq me lëndët e PSP-së

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut i merr në kompetencë dhe procedim të mëtutjeshëm lëndët e PSP-së, përderisa në Kuvend vazhdojnë negociatat mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për prokurorinë publike.

Marketing

Prokuroria Publike vendimin për marrje të lëndëve e bazon në pozicionin kushtetues të PP-së si organ i vetëm shtetëror, kompetent për përndjekje të kryerësve të veprave penale dhe veprave tjera ndëshkuese të vërtetuara me ligj, parimin e legalitetit të përndjekjes penale, sipas së cilës prokurori publik është i detyruar të ndërmarrë përndjekje penale, nëse ka dëshmi se është kryer vepër penale për të cilën përndiqet me detyrë zyrtare, si dhe detyrimin në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin e sistemit penal-juridik, duke e respektuar parimin e sigurisë juridike të qytetarëve si vlerë bazë e sundimit të drejtësisë.

Ekspertët juridik ndërkaq janë të mendimeve të ndara për atë nëse ekziston bazë juridike që prokurori shtetëror, Ljubomir Joveski t’i ndërmarrë lëndët nga Prokuroria speciale publike, përderisa kryeministri Zoran Zaev beson se është e mundshme marrëveshja dhe Parlamenti me konsensus ta votojë Ligjin për prokurorinë publike.

Akademiku Vllado Kambovski, i cili merr pjesë në konsultimet në Ministrinë e Drejtësisë për ligjin e ri për prokurorinë publike, konsideron se lëndët e PSP-së mund të kalojnë në Prokurorinë publike dhe për atë ka bazë ligjore.

“Prokurori shtetëror publik ka autorizim sipas rendit kushtetues të Prokurorisë publike që bazohet në subordinaritetin kierarkik, të ndërmarrë lëndë nga prokurori të tjera. Ajo zgjidhje duhet të realizohet dhe sipas mendimit tim lëndët duhet t’u ndahen prokurorëve të PSP-së”, tha dje Kambovski.

Profesori universitar Gordan Kallajxhiev, i cili gjithashtu është pjesë e grupit të punës të ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë, konsideron se Katica Janeva nuk ka autorizim as në kushte normale, e as tani kur është në paraburgim t’i delegojë lëndët nga PSP në prokurori tjetër.

“Ajo ato lëndë i ka marrë me ligj dhe duhet t’i punojë. Në këtë rast ka parashtruar dorëheqje dhe nuk mund të sillet në stilin – pas meje vërshim. Mund të zgjidhej prokuror i ri publik, por më së keqi është që për diçka të tillë nuk ekziston interes. Askund në ligj nuk është paraparë që PSP t’i dorëzojë të gjitha lëndët, posaçërisht jo në situatë të këtillë kur praktikisht Janevës i ka përfunduar mandati dhe ku nuk ka vullnet politik për t’u zgjedhur një prokuror i ri”, thotë Kallajxhiev.

Kryeministri Zoran Zaev, dje tha se qëllim primar është dhe mbetet të gjendet marrëveshje, sepse, siç tha, marrëveshja është garancë për realizimin e zgjidhjes së re ligjore.

“Nuk jemi aq larg zgjidhjes. Mund të gjendet zgjidhje. Besoj se mund të gjendet zgjidhje. 15 shtatori vjen edhe po të mos gjendet zgjidhje, lëndët shkojnë tek prokurori shtetëror. Nëse gjendet zgjidhje sipas ligjit, ndërkaq shkojnë tek prokurori shtetëror, do të thotë se kjo është zgjidhur. Sipas të gjitha gjasave, për prokuroren speciale publike kjo gjithashtu është kërkesë t’i dorëzojë lëndët”, deklaroi Zaev.

Edhe njëherë përsëriti se beson në marrëveshje dhe Parlamenti me konsensus ta votojë Ligjin për prokurorinë publike.

Marketing