Prokuroria Publike heton veprimin e Lejla Kadriut në Siniçan

Për qasjen dhe përgjegjësinë e mundshme të prokurores Kadriu, lidhur me veprimin e djeshëm në protestë si dhe telefonatën me akuza me kryeministrin, nga Prokuroria Publike theksuan sot përmes një kumtese, se kanë kërkuar me shkrim që Prokuroria e Lartë e Gostivarit, të inspektojë çështjen, sipas nenit 27, pika 5, dhe nenit 28, pika 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike.

Marketing

Pas inspektimit të çështjes, Prokuroria e Lartë e Gostivarit duhet të dorëzojë informatat se për çfarë vepre penale, dhe kush janë kryerësit e saj, në rastin konkret, ndaj tw cilwve kryhet procedurë parahetimore apo hetimore, në bazë të cilave dyshime të bazuara po ndiqet procedura, dhe se çfarë faktesh dhe dëshmish i janë prezantuar prokurorit publik për hapjen e lëndës, si është ndarë lënda në punën e prokurorit, cilat dhe çfarë veprimesh ka ndwrmarrë prokurori dhe cfarë urdhrash ka dhënë ai. Prokurorët e Lartë duhet të verifikojnë nëse në përputhje me ligjin dhe udhëzimeve detyruese për veprimet konkrete duhej të inspektohej vendi i ngjarjes, dhe mbi të gjitha, nëse është përgatitur procesverbal për inspektimin e rastit.

A i ka ndërmarrë veprimet prokurori në përputhje me nenin 41 të Ligjit për Procedurë Penale dhe a e ka njoftuar për këtë gjë, policinë. A është ndërmarrë ndonjë veprim në kundërshtim me funksionin e Prokurorit Publik, si dhe rrethana të tjera relevante në rastin konkret. Pas marrjes dhe analizimit të informatave nga Prokuroria e Lartw e Gostivarit, Prokuroria e Lartë e Maqedonisë do të marrë vendimin adekuat lidhur me veprimet e djeshme të prokurores Kadriu – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.