Prokuroria: Telefonat dhe kompjuterët e konfiskuar në rastin “Reket” do të deshifrohen

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion tha se kishte ndërmarrë veprime hetimore në bazë të planit të vendosur për të siguruar prova dhe për të zbardhur plotësisht çështjen “Reket”, njofton Nova Tv.

Marketing

“Në procedurë janë hetime financiare në disa drejtime si dhe mbledhja e provave për të ndihmuar në vërtetimin e fakteve. Në të njëjtën kohë, disa nga pajisjet elektronike të konfiskuara janë duke u ekspertizuar, dhe po bëhen disa përpjekje për të deshifruar përmbajtjen”, thonë nga prokuroria.

Prokuroria konfiskoi celularin e prokurores së Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, por një prej telefonave ishte formatuar dhe nuk kishte të dhëna të ruajtura në të.

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion deklaron më tej se në interes të procesit ata nuk do të ndajnë paraprakisht informacione për veprimet që ata ndërmarrin për rastin, dhe gjithashtu për personat që janë thirrur ose po planifikojnë të thirren për të dhënë deklaratë.

Meqenëse ky është një rast që ka ngjallur interes të madh të publikut, prokuroria do të vazhdojë, aq sa është e mundur, të ndajë çdo informacion që nuk do të dëmtojë procedurat e mëtutjeshme.

Në interes të procedurës hetimore dhe parandalimin e spekulimeve në publik, prokuroria thekson edhe një herë se vetëm informacioni i marrë zyrtarisht në këtë rast është një burim i besueshëm.

Marketing