Prokuroria turke kërkon 22.5 dhe 15 vite burg për dy anëtarë të FETO-s të sjellë nga Kosova

Prokuroria turke ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurve Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina, bën me dije Anadolu Agency.

Marketing

Këta dy persona, së bashku me 4 të tjerë, u sollën nga Agjencia Kombëtare turke nga Kosova në 29 mars të vitit 2018, si anëtarë të organizatës terroriste FETO.

Para dy vitesh prokuroria kërkoi 22.5 vite burg për Erdemin, ndërsa për Karabinën 15 vite.

Ata akuzohen si drejtues dhe anëtarë organizate të armatosur terroriste.

Në seancën dëgjimore ne gjykata kanë marrë pjesë dy të pandehurit, si dhe avokatët e tyre.

Vetë të pandehurit kërkuan kohë, ndërsa gjykata vendosi vazhdimin e paraburgimit të tyre, duke e shtyrë datën e seancës për një datë tjetër.

Marketing