Kamerat e sigurisë në ndërtesën e Prokurorisë Publike Speciale së shpejti do të fiken për shkak të borxheve të palara të faturave për rrymë edhe me atë do të mbeten në rrezik për t’i vjedhur dhe dëmtuar dëshmitë në depon e PSP-së për të gjitha lëndët e hapura deri më tani, njofton Portalb.mk.

EVN do ta fik rrymën në ndërtesë. Kamerat punojnë me rrymë dhe nuk do të mund të punojnë. Të gjitha provat dhe kasaforta me të gjitha materialet e përgjuara që i ka poseduar PSP janë ende në ndërtesë, asgjë nuk është nxjerrë dhe nuk guxon të nxirret prej atje. Faturat për muajin tetor dhe nëntor nuk janë të paguara. Institucioni pas paraburgimit të prokurores speciale, nuk ka nënshkrues për faturat”.

Në këtë ndërtesë vetëm janë mbledhur dhe nuk janë paguar faturat për rrymë, ujë dhe ngrohje për muajt shtator dhe tetor, ndërkaq Kuvendi nuk i miraton ndryshimet ligjore me të cilat do t’i jepej autorizim prokurorit shtetëror, Lubomir Joveski për nënshkrimin e faturave në lidhje me harxhimet e institucionit i cili është paralizuar për shkak të arrestimit të shefes së PSP-së. Përveç faturave të papaguara, problem shtesë gjithashtu është se 90 të punësuar (bashkëpunëtorë profesional, personel ndihmës teknik, persona për marrëdhënie me opinionin), nuk kanë marrë pagë për muajin shtator dhe tetor, për të njëjtën arsye, pasi që nuk ka person kompetent i cili do të nënshkruhej për rrogat. Prej nëntori, e humbin gjithashtu edhe të drejtën për sigurim shëndetësor. Këto të punësuar Prokuroria e rregullt nuk ka për qëllim që t’i largojë nga puna, por në të kundërtën, kur në vitet e kaluara bënte krahasime se me çfarë resurse disponon PSP, e ka përmendur këtë administratë dhe personelin ndihmës në PSP, si mbështetje kyçe e prokurorëve dhe hetuesve. Që prej përpara një muaji në Kuvend është dorëzuar ndryshimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, por kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk e ka vendosur në rend dite. Ndryshimi është vetëm në pjesën e marrjes së zyrtarëve nga PSP dhe në parashtresën qëndron se për këtë qëllim tanimë janë siguruar mjetet nga Buxheti. Duhet vetëm që të votohet me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve, por ende nuk po bëhet e njëjta./Portalb

Artikulli paraprakBurgu i “Shuto Orizares” do të ngrohet me gaz
Artikulli tjetërA do të ketë koalicionim parazgjedhor LSDM – BDI, flet Bujar Osmani?!