Prokurorja e rastit të Kumanovës në krye të Prokurorisë për krime të rënda

Prokurorja e rastit “Kumanova” dhe “27 prillit” Villma Ruskovska, është emëruar në krye të Prokurorisë themelore për krim të organizuar dhe korrupsion në Shkup. Prokuroria e krimit të organizuar funksionoi për thuajse një vit me ushtrues detyre, pasi pas skadimit të mandatit të pararadhëses së Ruskovskës, Gordana Geshkovska. Vendimi është marrë sot në seancën e Këshillit të Prokurorëve.

Marketing

Përveç Ruskovskës, u zgjodhën edhe shefat e prokurorive themelore dhe të larta gjithandej Maqedonië. Në krye të Prokurorisë së Lartë në Shkup u zgjodh Mustafa Hajrullahi, ndërsa me prokurorinë e lartë të Gostivarit do të kryesojë Islam Abazi.

Në prokurorinë themelore të Velesit, në krye do të qëndrojë Gordana Todorova, ndërsa Elizabeta Misheva në Prokurorinë e lartë në Kavadar. Njeriu i parë i prokurorisë themelore të Manastirit do të jetë Lile Talevska.

Marketing