Promovim libri dhe fidane, në kujtim të 7144 hebrenjve nga Maqedonia

Përvjetorin e 78-të të deportimit të hebrenjve të Maqedonisë për në Treblinka, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, sot e shënoi me dy aktivitete. Së pari, në Aкademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, u promovua librin tri gjuhësh “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, nga autorët Vllado Popovski, Skender Asani dhe Nora Maliqi Zylali.

Marketing

Promotori i veprës, akademik Vllado Kambovski, bëri një prezantim të zgjeruar të veprës në fjalë me dokumente, e cila sipas tij, e plotëson shkencën historiografike në dritën e dokumenteve të reja të hulumtuara dhe sistemuara nga ana e punëtorëve shkencorë të ITSHKSH-së. Këtë vepër ai e cilësoi edhe si një homazh për të gjitha viktimat e Holokaustit dhe mirënjohje për ata që ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve të këtushëm.

Skender Asani, drejtor i Institutit dhe njëri nga autorët e veprës, tha se “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare” është vepër unikate e këtij karakteri në rajonin tonë dhe më gjerë, për arsye se për herë të parë merret me interpretimin studimor të legjislacionit të një shteti të vaçantë, siç ishte Mbretëria Bullgare, për dalim nga ligjet e Nyrnbergut të cilët kishin karakter të përgjitshëm që sanksiononin kryerësit e krimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“ITSHKSH përmes veprave të tilla synon të konsolidojë mendimin kritik – shkencor mbi proceset e ndërlikuara historike të së kaluarës, duke duke promovuar dioptrinë objektive e të paanshme në tabllonë komplekse të së kaluarës. Ky është edhe një nga objektivat shkencore e hulumtuese në kuadër të Departamentit për Studimin dhe Edukimin e Holokaustit, i pari i këtij lloji në rajon,  që funksionon në kuadër të Institutit tonë”, u shpreh Asani.

Rreth librit në fjalë foli edhe bashkautori Vllado Popovski, i cili bëri një vështrim më të zgjeruar të lëndës, duke potencuar se Mbretëria e Bullgarisë së asaj kohe, aksionin e asgjësimit të hebrenjve e kishte ndërmarrë me vetëiniciativë dhe pa presione nga ana e Gjermanisë fashiste, meqë nga kjo e fundit priste benefite tjera.

Për veprën folën edhe recensentët Ylber Sela dhe Maja Susha, të cilët e theksuan rëdnësinë e këtij botimi tregjuhësh, i cili është një ndihmesë e madhe për qartësimin e të vërtetave historike.

Ngjarja tjetër u zhvillua në oborrin e Institutit, ku u mbollën disa fidane, në kuadër të projektit “Fidanë përkujtimi”, në kujtim të 7144 jetëve të humbura të hebrenjve të Maqedonisë gjatë Luftës së Dtë Botërore, të cilët përfunduan në kampin Treblinka. Në këtë aktivitet u bashkëngjit edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë, Artan Grubi. Iniciativa vjen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, e cila në vendin tonë realizohet në bashkëpunim me Institutin dhe organizatën civile “Acta non verba“.

 

????????????????????????????????????

 

Marketing