Promovimi i gradës së oficerëve të klasës së 19-të dhe klasës së 23-të të kadetëve të Akademisë Ushtarake

Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski”, sot do të mbahet solemniteti ushtarak me rastin e promovimit të gradës së oficerëve të klasës së 19-të dhe betimi i klasës së 23-të të kadetëve të Akademisë Ushtarake.

Marketing

Në solemnitet, siç është paralajmëruar prej SHM-së së Armatës, do të marrë pjesë dhe fjalim do të mbajë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski.

Do të marrin pjesë edhe shefi i shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i Mbrojtjes, ⬡⬡⬡⬡ Maksuti, përfaqësues të lartë të korit ushtarak dhe diplomatik nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, familja dhe familjarë të kadetëve dhe mysafirë.

Në gradën fillestare të oficerëve do të promovohen 42 kadetë të klasës së 19-të të Akademisë, prej të cilëve 30 nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 12 nga Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova. Njëherësh betimin do ta japin 28 kadetë të klasës 23-të të Akademisë si edhe 31 dëgjues për nevojat e shërbimeve në Armatë.

Marketing