Promovimi i Pullës Postare “75 vjet nga deportimi i hebrenjve në Maqedoni”

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, nën organizimin e Postës së Maqedonisë, u mbajt promovimi i Markës Postare, „75 vjetori i deportimit të Hebrenjve në Maqedoni “, në të cilën fjalët përshëndetëse para të pranishmëve kishin Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Ambasadori i Shtetit Izraelit në Maqedoni Dan Orian, Drejtori i SHA. “Posta e Maqedonisë”, Ejup Rustemi, dhe Drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.

Marketing

“Më paraqet nder të veçantë që, si kryesues i Sekretariatit për Çështje Evropiane sot jam nikoqir i këtij manifestimi me të cilin shënohet 75 vjetori i holokaustit të hebrenjve, si dhe kënaqësi e veçantë, personalisht për mua si person që angazhohet me promovimin e vlerave bashkëkohore evropiane të lirisë, barazisë dhe bashkëjetesës që kam këtë mundësi të jem pjesë e këtij shënimi – theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai shtoi se deportimi i hebrenjve nga Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, paraqet me siguri një nga periudhat më të trishtuara në histori.

Në vazhdim Osmani iu referua sfidave nëpër të cilat kalon Republika e Maqedonisë në këtë periudhë duke u përpjekur ta betonoj orientimin e saj euro-atlantik, ku dhe shtoi se shënimi i ditës së sotme paraqet vazhdimësi të angazhimit tonë themelor, të jemi pjesë e krijimit, të kujdesit dhe promovimit të vlerave në të cilat mbështetet civilizimi perëndimor.

“Si politikan, si Qeveri, si vend, por edhe si qytetar mbetemi në përgjithësi të përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e sfidave integruese me të cilat ballafaqohemi, fillimisht brenda, me përkujdesje, të principeve të bashkëjetesës, të barazisë, të drejtësisë si dhe nga jashtë, duke kontribuar përpjekje të mëdha në pajtimin historik të popujve dhe mbylljen e çështjeve të ndërsjella, si një parakusht themelor për integrimin evropian në gjithë Ballkanin”- shtoi Osmani ku dhe në këtë kontekst theksoi se pikërisht suksesi i këtyre proceseve, suksesi në promovimin e vlerave evropiane gjegjësisht paraqet ruajtjen e kuptimit të viktimave hebrenje, si rojtar i përjetshëm i humanitetit, solidaritetit dhe lirisë.

Marketing