Promovohen drejtimet atraktive profesionale nga shkolla e mesme ‘Marija Kiri Skllodovska’

Në kohën kur kompanitë dhe shoqëria çdo ditë e më shumë po përballet me mungesë të kuadrove, shkollat e mesme profesionale më shumë se kurrë janë nevojë e tregut bashkëkohor. Një mundësi që nxënësit të punësohen më lehtë, por edhe të jenë profitabilë për shoqërinë, është Shkolla e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska”. Kjo shkollë edhe sivjet disponon me shumë drejtime deficitare dhe atraktive.

Marketing

“Sh. M. “Marija Skllodovska” promovon edhe drejtimet e saj deficitare dhe atraktive, siç janë drejtimet mjekësore laborant kimik, teknik medicinal përkëdhelës, teknik farmateucik, teknik i optikës së syve dhe drejtimet kimiko-teknologjike, siç janë teknik laborant kimik, teknologji ushqimore, teknik për prodhime kozmetike, teknik për mbrojtjen e mjedisit jetësor”,- tha drejtori i Sh. M. “Marija Kiri Skllodovksa”, Blerim Nebiu.

Regjistrimin në këtë shkollë nxënësve ua sugjerojnë edhe vet maturantët e kësaj shkolle. Sipas tyre, në këtë shkollë ata kanë fituar praktikën me të cilën kanë të drejtë për të punuar. Ata thonë se përveç pjesës së punës, eksperimentet të cilat i bëjnë gjatë praktikës janë mjaft atraktive dhe interesante.

“Përparësi më e madhe është ajo se përveç teorisë, që në të gjitha shkollat tjera kjo është pika e parë që mësojnë, ne këtu kryejmë edhe punën praktike, siç shihet edhe eksperimentet i punojmë gjatë punës praktike. Kjo është më e rëndësishmja, sepse në teori ne mësojmë mënyrën se si duhet të punojmë, por kur e vepron është më ndryshe”,- tha nxënësja, Sadbere Nuhishi.

“Të gjithë e dimë gjendjen ekonomike në Maqedoni se si është dhe të gjithë kemi dëshirë që sa më parë të punësohemi dhe kjo është një përparësi për shkollën tonë për shkak se vetëm me një shkollë të mesme mundesh të punësohesh. Sigurisht, e kryen praktikën që zgjatë gjashtë muaj dhe pastaj menjëherë me licencë punësohesh”,- tha nxënësja, Merisa Latifi.

Arsimi, si veprimtari e rëndësishme shoqërore, paraqet kapitalin themelor të shoqërisë bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi.

Marketing