Pronares i kthehet çanta e humbur në Prishtinë, në të ishin mbi 1 mijë euro

Çanta e humbur në parkun e ‘Taukbahçes’ në Prishtinë është gjetur tashmë nga pronarja.

Marketing

E njëjta ka treguar për Indeksonline se çanta është kthyer tek ajo falë korrektësisë së pronarëve të kafiterisë të cilët e kanë lajmëruar atë se çanta e humbur në park është tek ata.

Në çantën e R.T ishin edhe një shumë mjaft e madhe e parave, saktësisht mbi 1 mijë euro. Paratë dhe çdo gjë tjetër në çantë tashmë janë kthyer tek vajza.

Marketing