Pronarët e maceve janë më inteligjentë

Sipas statistikave, rreth 68% e familjeve në SHBA kanë kafshë shtëpiake.

Marketing

36.5% prej tyre mbajnë qen, ndërkaq 30.4% prej tyre mbajnë mace, transmeton Telegrafi.

Megjithëse qentë janë duke e mbajtur pozitën e tyre si shoku i ngushtë i njeriut, duket se macet janë duke treguar fakte interesante për pronarët e tyre.

Përveç se macet kanë aftësi të mahnitshme për t’u ndihmuar njerëzve ta ulin stresin, t’i tejkalojnë vështirësitë dhe të ballafaqohen me ndonjë humbje, ato gjithashtu flasin shumë për karakterin dhe personalitetin e pronarit.

Sipas ekspertëve, njerëzit kanë tendenca të mbajnë kafshë shtëpiake që u përshtaten stilit të jetesës dhe shprehive të tyre.

Dallimet mes pronarëve të qenve dhe maceve

Sipas hulumtimeve të kryera me qindra persona, ekspertët kanë konstatuar se studentët që mbajnë qen janë më të shoqërueshëm dhe më ekstovertë, ndërkaq ata që mbajnë mace janë më të ndjeshëm dhe më kreativë.

Është edhe një trajtë që hulumtuesit e kanë vërejtur te pronarët e maceve – pavarësisht ndjeshmërisë së tyre, këta njerëz janë gjithmonë të aftë të qëndroj prapa interesave dhe këndvështrimit të tyre.

Gjithçka ka të bëjë me inteligjencën…

Ndoshta trajta më interesante që është vërejtur është inteligjenca.

Shkencëtarët deklarojnë se adhuruesit e maceve kanë shënuar pikë më të larta në teste të inteligjencës së përgjithshme sesa ata të qenve.

Dashuria është çelësi…

Por, mbi të gjitha, pavarësisht a jeni adhurues i maceve, i qenve apo i peshqve, është lidhja me kafshën tuaj ajo që ka më së shumti rëndësi!

Marketing