Pronari i “Logos-A”, Adnan Ismaili i përgjigjet Menduh Thaçit

Drejtori i shtëpisë botuese, “Logos A”, Adnan Ismaili në një prononcim me shkrim për Tv21 i është përgjigjur akuzave që dit më parë në emisionin “Click Plus”, që transmetohet në TV21, i drejtoi në adresë të Ismailit dhe shtëpisë botuese, “Logos A”, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.

Marketing

Ismaili i tha Tv21 se, shtëpia botuese “Logos-A” merret me botimin e librit dhe nuk merret me çështje të politikës. Sipas Ismailit, çdo vendosje e Logos-it në kontekst të politikës është dashakeqe. “Neve veç mund të na vijë keq për ata që marrin guxim të shpifin për botuesin Logos-A. Për hir të së vërtetës, ne kemi pasur presione që nga koha e Millosheviqit, Gligorovit e Mijallkovit dhe nuk na bën përshtypje nëse dikush na kërcënon. Inkuizitorët e librit, për fat të keq, akoma rrojnë në mesin tonë. Logos-A këtë vit e shënon 30-vjetorin dhe ne jemi të përqendruar në këtë kremtim, i cili – pos tjerash – sjell edhe shumë libra të rinj dhe aktivitete librore”, deklaroi Adnan Ismaili.

Marketing