City Football Group, pronarët e Manchester City, kanë zgjeruar investimet në futboll. Pronari i skuadrës angleze tani është bërë me ekipin e shtatë të tij duke blerë një skuadër kineze.

Bëhet fjalë për skuadrën pak të njohur në Kinë, Sichuan Jiuniu FC, që garon në ligën e dytë. Sichuan Jiuniu, u themelua në vitin 2006 ndërsa luan ndeshjet e veta në stadiumin me 27 mijë ulëse.

Pronari i Cityt tani ka aksione në Yokohama Marinos të Japonisë, në klubin e Uruguait Atletico Torque, në Girona të Spanjës, te Manchester City në Angli, New York City FC në Amerikë dhe Melbourne City Football Club në Australi.

Synimet me skuadrën kineze janë për të ndërtuar një skuadër të fuqishme e cila duhet të futet në Superligë. Pronarët kanë paralajmëruar menjëherë shumë transfere dhe një trajner të ri.