Propozim i plotësuar për ndryshime të Buxhetit për vitin 2019 para deputetëve në lexim të dytë

Makedonski̇ parlament (Sobranje) je, sa 62 glasa "za" i 44 "proti̇v" izglasao program i pri̇jedlog nove Vlade koju će predvodi̇ti̇ Zoran Zaev ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 në lexim të dytë sot është vendosur në rend të ditës në seancën e 114-të të Kuvendit.

Marketing

Deputetët do të shqyrtojnë më shumë pika, mes tyre edhe Propozimi i vendimit për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor “Përkrahja vendimtare” në Republikën Islamike të Afganistanit dhe propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion në lexim të dytë.

Para deputetëve në lexim të dytë do të jetë edhe Propozimi i ligjit për informata të klasifikuara.

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë dy komisione të Kuvendit, për politikë të jashtme dhe ligjdhënës-juridik, që të dy në një pikë në rend të ditës, Propozim-ligji për ratifikimin e Konventës për zvogëlim të joshtetësisë.