Propozim – ligji për mbrojtje sociale para Komisionit kuvendor amë

Propozim ligji për mbrojtje sociale sot do të jetë para deputetëve në Komisionin kompetent kuvendor për punë dhe politikë sociale.

Marketing

Për Propozim ligjin, javën e kaluar u mbajt debat publik në komisionin amë në të cilin organizatat joqeveritare të cilat punojnë në sfera të ndryshme të cilat e prekin këtë fushë apeluan për sjellje urgjente të këtij vendimi ligjor. Mbrojtja sociale është mbipartiake , mbietnike, deputetët t’i lënë mënjanë dallimet dhe t’i mendojnë qytetarët, porositën ata.

“Të gjithë deputetët nga ky Parlament i yni t’i largojnë mburojat partiake dhe të tregojnë se kujdesen për qytetarët para interesave të ngushta partiake nga të cilat me siguri udhëhiqen”, u porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska deputetëve të cilët ishin të pranishëm në debatin publik.

Reforma siç sqaroi Carovska ka dy linja, rritje të financave për ndihmë sociale dhe decentralizim të shërbimeve sociale me orientimin e tyre midis sektorit qendror, lokal dhe sektorit joqeveritar.

Me atë që, siç tha, ligji nuk filloi nga 1 janari për arsye të panjohura më shumë se 30 mijë amvisëri nuk e marrin ndihmën dinjitoze sociale, më shumë se 60 mijë fëmijë nuk i marrin shtesat për fëmijë ose arsimore, njëmijë të punësuar në qendrat për punë sociale nuk i marrin pagat e tyre sociale.

Marketing