Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë shkon në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Qeveria sot miratoi edhe tekstin e Propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe të banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Marketing

Në propozim-tekstin e këtij ligji përcakton bazat metodologjike për regjistrimin e ardhshëm, si dhe specifikat organizative dhe taktike të këtij operacioni më të madh statistikor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria njoftojnë se ky regjistrim do të zbatohet me të ashtuquajturën metodë e kombinuar, përdorimi i të dhënave nga baza para-regjistruese dhe grumbullimi i të dhënave në terren, respektivisht regjistrimi personal i të gjitha njësive në regjistrim.

Qeveria i propozoi Kuvendi ta miratoj Propozim Ligjin për regjistrimin e popullsisë, 2020, me çka do të krijohen kushte që të përshpejtohen përgatitjet e këtij regjistrim të popullatës dhe që pritet të zbatohet nga 1 deri 21 prilli i vitit të ardhshëm.