Propozimet për masa të reja Anti-Kovid, Selmani: Cenohet shenjtëria e familjes

Për propozimet e reja të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtje të Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Sipas juristëve, ndryshimet ligjore që mendon t’i propozojë qeveria janë të papranueshëm edhe përkundër situatës në të cilën gjendet shteti, pasi, sipas tyre, sidomos me kufizimin e mysafirëve, cenohet shenjtëria e familjes.
“Ndërhyrja në familje apo kufizimi i mysafirëve është i papranuar me të drejtën ndërkombëtare, pasi familja është e shenjtë dhe askush nuk mund të ndërhyjë në ato rrethana, mirëpo është interesi publik që deri tani kjo qeveri nuk studion gjendjen faktike dhe në bazë të saj të sjell ligje, por është një mbulesë formale e cila edhe sikur të sillet ligji, vështirë është për t’u vënë në funksion në jetën praktike.”,– tha juristi, Bashkim Selmani.
Edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, masat e qeverisë, siç ishin me kufizimin e lëvizjes nuk dhanë rezultate, andaj, sipas Selmanit, shteti duhet veprojë duke u bazuar në gjendjen faktike e jo të vë fokusin tek formalitetet.
“I shihni radhët nëpër banka që krijohen, në këtë rast shteti është iniciator i infektimeve të ndryshme, sepse nuk e lexon gjendjen faktike. Ne e pamë që edhe në gjendjen e jashtëzakonshme edhe në rrethana tjera nuk dhanë rezultate, edhe me mbylljen e kufijve nuk u dha asnjë rezultat, përkundrazi, numri fatkeqësisht është shumë i lartë. Prandaj shteti më shumë duhet të merret me institucionet shëndetësore sesa me kufizimin e individëve.”,- tha juristi, Bashkim Selmani.
Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se me këto ndryshime do të sigurohet mundësi – që me akte nënligjore Qeveria t’i rregullojë masat e propozuara me qëllim të parandalimit dukurive, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve, t’i rregullojë të drejtat dhe obligimet me qëllim që njerëzit të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.(TVM 2)
Marketing