Propozimi për martesë ‘live’ në eventin e çmimeve Emmy

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Los Angeles, eventi i ndarjes së çmimeve Emmy.

Por, ajo çka e bëri këtë mbrëmje më të veçantë, ishte propozimi për martesë që u zhvilluar në skenën kryesore. Regjisori i njohur Glenn Weiss, gjatë fjalimit të tij, propozoi për martesë të dashurën. “Jam shumë i nderuar të jem sot këtu, por është një shije sa e ëmbël edhe e hidhur. Njeriu më krenar në këtë moment për mua do të ishte ime më, por ajo ndërroi jetë para 2 javësh. Një pjesë e zemrës time është e thyer dhe nuk mendoj se do të rregullohet ndonjëherë.

Marketing

Gjithashtu, ajo jeton tek unë dhe do të jetojë gjithmonë. Mamaja ime gjithmonë besonte se duhet të gjesh diellin tek çdo gjë dhe e adhuronte të dashurën time Jan. Jan, ti je dielli i jetës timë. Dhe mamaja ime kishte të drejtë: dielli nuk duhet lënë kurrë të ikë. Ti mendon përse nuk më pëlqen të të quaj të dashur? Sepse dua të të quaj gruan time,” përfundoi regjisori teksa u ul në gjunjë dhe nxorri unazën për të dashurën e tij.lapsi

Marketing