Propozimi për ministrat e rinj arrin në Kuvend

Kryeministri Zoran Zaev ia parashtroi kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi propozimin për zgjedhje të ministrave të rinj të Qeverisë, informojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.
“Kryetari i Kuvendit e pranoi Propozimin dhe menjëherë do t’ua dorëzojë të gjithë deputetëve”, theksojnë nga kabineti i tij.

Marketing

Plotësisht do të kumtohet data për mbajtjen e mbledhjes.
Kryeministri Zaev, sot më herët nga Vallandova kumtoi se do të parashtrojë në Kuvend propozimin për zgjedhje të Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor, Hysni Ismailit për Kulturë, Goran Milevskit për Vetëqeverisje Lokale dhe Sadulla Durakit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Funksionin Ministër i Financave do ta marrë personalisht ai, duke cekur se do ta kryejë funksionin për një periudhë të caktuar, njëkohësisht me funksionin kryetar i Qeverisë.

Pret që mbledhja kuvendore për zgjedhje të ministrave të rinj të mbahet javën e ardhshme. .