Propozimi për ndryshime kushtetuese hyn në Kuvend, e pasigurt dy e treta e shumicës

Qeveria inicoi procedurë për Propozim për inkuadrim drejt ndryshimeve kushtetuese, të cilat tashmë kanë arritur në Kuvend. Edhe krahas fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese është nëse do të ketë mjaftueshëm numër të deputetëve (80) për miratim ose do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për shumë persona nga Maqedonia, por edhe për përfaqësues të BE-së dhe NATO-s zgjedhjet nuk janë zgjidhje për dalje nga kjo situatë, e cila u shkaktuar pas referendumit, kur jehona ishte rreth 37 për qind, ndërsa partitë opozitare thanë se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese.

Zgjedhjet e parakohshme për Maqedoninë do të thonin edhe një anulim i procesit të reformave për hyrje të vendit në Union dhe anëtarësim më NATO, do të ketë ndikim mbi buxhetin sepse duhet të hapen mjete për mbajtjen e tyre, ndërsa mund të sillet në pikëpyetje procedura e përgjithshme zgjedhore duke pasur parasysh se paralajmërohet cikël zgjedhor në afate të shkurtra. Afati fillestar për shpallje të zgjedhjeve që e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev ishte e mërkurë, 10 tetori, por siç thonë nga partitë qeveritare kjo mund të shtyhet deri në fund të javës. Të hënën është caktuar seancë e re plenare kuvendore, e cila mund të jetë e fundit për këtë përbërje.

Nga partia qeveritare thonë se bisedime me deputetët e opozitës ka, por askush nuk tregon publikisht dhe cilat janë ato. Nga VMRO-DPMNE, i hedhin poshtë këto pohime duke thënë se grupi i deputetëve është i vetmi dhe se nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese për ndryshim të emrit.

Kryeministri Zaev në intervistën për servisin në gjuhën greke të “Euronjuz” përsëriti se Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje dhe se zgjedhje do të ketë vetëm nëse janë të domosdoshme dhe se në vijim janë konsultimet me deputetët. Theksoi se vetëm nëse nuk kanë sukses të gjitha mënyrat e mundshme për arritjen e shumicës së dy të tretave në Kuvend, vetëm atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje, ndërsa paralelisht u bën thirrje deputetëve ta bëjnë atë që është detyrë e tyre ndaj shtetit.
“Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje. Maqedonia tani është në rrugë të drejtë. Do të hapim një kapitull në qershor.

Do ta kemi vendin tonë në tryezën e bisedimeve në Bruksel dhe në NATO me fillimin e ratifikimit të protokollit në parlamentet e 29 shteteve anëtare të NATO-s. Nga aspekti ekonomik, Maqedonia ndodhet në një gjendje të shkëlqyer dhe nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje, përveç nëse nuk është e nevojshme. Ndërsa gjithsesi, nëse shpallim zgjedhje qëllimi i qartë do të jetë 2/3 gjegjësisht 80 deputetë”, thotë Zaev dhe sqaron se, sipas analizave, në rastin e zgjedhjeve Qeveria do të fitojë shumicë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mckovski, dje në një letër të hapur për Zaevin, mes tjerash tha se janë t kota përpjekjet e për harmonizim të shantazhim të deputetëve për mbështetje të amendamenteve kushtetuese. Kërkoi nga Zaevi dhe pushteti edhe një herë të mendojnë.

Fillimisht, nëpërmjet mospranimit të propozimit dhe heshtjes së tij për formimin e prokurorisë të pavarur e cila do të luftojë kundër krimit zgjodhi të vendoset në rolin e mbrojtësit dhe promovuesit të krimit, padrejtësisë dhe kundërligjshmërisë në këtë vend. Në mënyrë shtesë me këtë dëshmoi se lufta kundër krimit është vetëm farsë për këtë pushtet dhe se pikërisht ky pushtet është nun i të gjitha proceseve kriminale në vend.

E dyta, me vetë atë që nuk heq dorë nga marrëveshja e dëmshme Zaev nuk e respekton vullnetin e qytetarëve dhe porosinë e thënë në referendum se marrëveshja u hodh poshtë. Marrëveshjes nëpërmjet së cilës Zaev dëshiron me forcë ta riemërojë shtetin dhe popullin, është fija e fundit e kashtës për shpëtimin e karrierës së tij dhe tentimit të pasuksesshëm t’i shmanget përgjegjësisë për të gjitha aferat dhe skandalet.

E treta, me mospranimin e propozimit të cilin e dhashë, Zaev dhe pushteti, treguan se frikësohen prej zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike, sepse e din se në këto zgjedhje populli do të vendosë vetë dhe do të humbin, siç ndodhi edhe në referendumin që kaloi, ka shkruar Mickoski në Fjebuk.

Kuvendi duhet të vendosë nëse do ta ndjekë vullnetin e popullit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në debatin e sotëm “Bilateralja në Ballkan: Implikimet rajonale në kontestet bilaterale”, organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile Shkupi 2018.

“Jehona në referendum ishte afër 37 për qind dhe edhe pse kemi Kod zgjedhor i cili parasheh cenzus, megjithatë 609 mijë qytetarë thanë ‘po’. Kjo është shumica dhe ata dëshirojnë që Maqedonia të shkojë përpara. Vijojnë bisedime në Parlament. Na paraprin një vendim historik. Realiteti ynë është se nuk mund ta shmangim kontestin për emrin në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Parlamenti duhet të vendos nëse do ta ndjek vullnetin e popullit. Ky është çelësi. Nëse dëshirojmë përpara, duhet ta shfrytëzojmë këtë çelës”, tha Dimitrov.
Dimitrov mes tjerash theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i fundit.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot porositi se nuk ka plan B për Maqedoninë, sepse vendi tani ka mundësinë e cila ndodh njëherë në jetë dhe se mund të bëhet anëtare e NATO-s vetëm nëse e pranon marrëveshjen me Greqinë.
“Besoj fuqishëm se ajo të cilën duhet ta bëjë vendi tani është që të sjellë vendime për hapat e mëtutjeshëm. Qeveria dhe Kuvendi duhet t’i sjellin këto vendime. Të vendosin, se si do të shkojnë përpara, si të reagojnë për referendumin dhe të gjitha pasojat dhe implikimet politike të cilat i solli ai”, deklaroi Stoltenberg i cili sot është për vizitë në Serbi.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s theksoi se nëse institucionet demokratike në Shkup vendosin që ta zbatojnë në tërësi marrëveshjen me Greqinë, atëherë NATO-ja është e gatshme që shpejt ta pranojë Maqedoninë si anëtaren e saj të 30-të.

evn