Protesta dhe bllokada para Kuvendit në Shkup, derisa pritet votimi i ndryshimeve kushtetuese

Derisa pritet votimi për nevojën e ndryshimeve kushtetuese për emrin, përjashta Kuvendit të Maqedonisë janë paralajmëruar protesta dhe bllokada nga Shoqata qytetare “Rilindja”.

Marketing

Organizatorët e protestës kanë thënë se kanë përkrahjen edhe të shoqatave të tjera dhe partive politike, për të bllokuar rrugët dhe për të protestuar para fillimit të votimeve para Kuvendit.

“Nga Kuvendi do të drejtohemi me thirrjen e hapur publike për vazhdimin e rezistencës kundër këtij pushteti jolegjitim”, theksuan nga kjo shoqatë. Protestat po ashtu janë thirrur edhe para Prokurorisë Publike.

Marketing