Protesta e “Monstrës”, nesër regjim i veçantë i komunikacionit

Për shkak të protestës për rastin “Monstra”, nesër në rrugët e Shkupit do të zhvillohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Marketing

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 23.02.2021, duke filluar nga ora 13:00 të bllokuara për qarkullim do të jenë rrugët si: rruga “Hristijan Todorovski Karposh”, bulevardi “Goce Dellçev”, rruga “11 tetori”, rruga “Vasill Gllavinov”, bulevardi “VMRO” dhe bulevardi “Ilinden”.

Nga MPB apelojnë që qytetarët t’i respektojnë urdhërat që do të jepen nga policia.

Marketing