‘Protesta e opozitës’, Kreshnik Bekteshi: Shqiptarët nuk blihen e as shiten o të mjerë!

Ministri për Ekonomi i RMV, Kreshnik Bekteshi, ka vlerësuar protestën e sotme për rezultatin zgjedhor të 15 korrikut, me fjalët: turp, turp, turp!

Marketing

Z. Bekteshi, ka theksuar se “shqiptarët nuk blihen e as shiten o të mjerë, por me dinjitet dhe krenari çdokujt ia tregojnë vendin se ku e ka”.

Ja postimi i z. Bekteshi:

Në karantinë duke dëgjuar një TURP TË PAPARË DERI MË SOT!!!
TURP TË KENI, AMA TURP, TURP, TURP…
SHQIPTARËT NUK BLIHEN E AS SHITEN O TË MJERË, POR ME DINJITET DHE KRENARI ÇDOKUJT IA TREGOJNË VENDIN SE KU E KA!

Protestuesit të cilëve ju kanë pri liderët e dy partive që nuk arritën të marrin më shumë se 12 deputetë, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, pretendojnë se në zgjedhjet e fundit, janë vjedhur votat.

Këto pretendime i ka hedhur poshtë edhe KShZ edhe Gjykata administrative.

Marketing