Protesta kundër modës

Një akt i pazakontë ndodhi gjatë prezantimit të koleksionit të  Dior në  Paris. Një aktviste në mbrojtje të klimës denoncoi”ndikimin e industrisë së modës në mjedis dhe shoqëri”. Duke sfiluar në skenë me pankartën“Ne jemi të gjithë viktima të modës”, akti i të resë e la skenën në konfuzion.

Marketing

Një aktiviste e lëvizjes “Extinction Rebellion” ka ndërprerë sfilatën e Diorit në Paris për të përcjellë një mesazh në mbrojtje të mjedisit. Protestuesja hyri qetësisht në pasarelë, si të ishte një nga modelet e shfaqjes, ndërsa në duar mbante pankartën “Në jemi të gjithë viktima të modës”.

Akti i të resë kishte për qëllim të denonconte “ndikimin e industrisë së modës në mjedis dhe shoqëri”, tha një zë dhënësi lëvizjes në Francë. Protestuesja eci drejt fotografëve pasi modelet kishin dalë nga pista, duke e lënë skenën në konfuzion nëse ishte një truk apo pjesë e shfaqjes.

Dior nuk pranoi të komentojë këtë akt të lëvizjës “Extinction Rebellion” që ka udhëhequr protestat në Javën e Modës në Londër që nga Shkurti 2019. Lëvizja filloi një fushatë këtë javë duke e vënë theksin tek ndotja që gjeneron industria. Ndërsasa i përket koleksioni të veshjeve të  grave, ato janë dizenjuar nga  Maria Grazia Chiuri, e cila shpesh ka përcjellë mesazhe feminist nëpërmjet logove në bluza dhe në set.

Marketing