Protesta kundër përdorimit të maskave në Romë

Tensione jane vërejtur në sheshin San Giovanni në Romë, ku një manifestues që nuk mbante maskë u ndalua nga forcat e rendit. “Turp, turp”, thërrisnin disa të tjerë ndërkohë që një grup u është afruar policëve duke iu drejtuar me fjalët: duhet të na arrestoni të gjithëve.

Marketing

“Gjithçka ka ndodhur për një maskë dhe për shkak se ai refuzoi të thoshte emrin. Ata po e marrin në këtë mënyrë. Është turp”, janë shprehur manifestuesit.

Në fakt kanë qenë disa persona të identifikuar gjatë manifestimeve në Romë, që nuk përdornin maska. Sikurse raportohet të gjithë d o të gjobiten dhe në rast të veprimeve të mëtejshme do të vlerësohet edhe denoncimi.

Marketing