Protesta kundër politikës emigruese të Trampit, arrestohen 575 persona

Policia në Uashington i arrestoi 575 persona të cilët demonstruan para Senatit amerikan, kundër politikës së presidentit amerikan, Donald Tramp për migracionin.

Marketing

Protestuesit brohorisnin sloganë kundër “zero tolerancës” së Trampit ndaj emigrantëve ilegalë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe kongresistja, anëtare e Partisë Demokratike, Pramila Xhajapal.

Ajo në Tuiter ka publikuar se është “krenare që është arrestuar.

Protestuesit ishin kryesisht gra të veshura në të bardha dhe mbanin batanije siç u janë dhënë fëmijëve të emigrantëve të cilët kanë fjetur në dyshekë të hollë në dysheme në qendrat e paraburgimit.

Marketing