Protesta, mjeku Ulqini: Thyerje e të gjithë protokolleve, të shpresojmë të mos reflektohet në shifra të prekurish

Mjeku Dritan Ulqinaku deklaroi mbrëmjen e sotme në një nga mediet e vendet se 15 raste në ditë në aspektin e transmetimit të COVID-19 nuk janë shqetësuese.

Marketing

“15 raste në aspektin e transmetimit të kësaj sëmundjeje nuk është absolutisht asgjë. Për hir të së vërtestës ne prisnim një numër ndoshta dy-tre herë më të madh që prapë nuk do të ishte problem sepse virulenca duket sikur ka rënë e këtij virusi. Këtë e tregon edhe shtrimi në spital. Pothuajse nuk po shtrohen më njerëzit e infektuar në spital me COVID-19. Pra, ne ishim përgatitur për një numër 2-3 herë më të madh dhe ky numër është mëse i zakonshëm. Do të ishte shumë më mirë që të mos kishim asnjë rast për 2 javë por është shumë e vështirë të arrihet, shpresojmë të arrihet por prapë nuk janë shifra për t’u alarmuar”, u shpreh ai.

Ai argumentoi se kurba në Shqipëri nuk është një kurbë klasike ndërsa numri i vatrave të infeksionit është normal.

“Nuk kemi të bëjmë një kurbë klasike. Kemi të bejmë me një minimum të mundshëm dhe ky minimum mbahet gjallë tek-tuk nga vatra të vogla që mund të jenë fasoneri ose vatra familjare. Pra një person që është i infektuar dhe nuk ka dijeni që është i infektuar mund të infektojë shumë lehtë në momentin e mungesës së masave të kontrollit dhe distancimit fizik, 2-3 shoqe, 4 shoqe të cilat janë duke ngrënë drekë së bashku ose ulen në një cep pas pune, ose në një familje. Janë mëse të pranueshme 2 vatra në ditë, nuk janë asgjë”, tha ai.

Lidhur me protestat e zhvilluara në bulevard, mjeku tha se “është thyerje e të gjithë protokolleve të mundshëm”.

“Personalisht me vjen turp që unë vazhdoj të komentoj masat anti-Covid, jo vetëm unë por të gjithë kolegët e mi. Nuk ka asnjë lloj protokolli që mund të përshkruajë një situatë të tillë, flas gjithmonë në aspektin shëndetësor”, ndërsa shtoi se “mund të ndodhë që pas një jave të flasim me shifra mbi 3-shifrorë, pra mbi 100 në ditë. Të shpresojmë që të mos ndodhë por është thyerje e të gjitha protokolleve. Unë nuk di një vend të botës që janë bërë manifestime, janë bërë manifestime por kanë ruajtur distancën 1 metër e gjysëm minimumi, në vende të tjera 4 metra.

Marketing