Protesta në Selanik kundër Marrëveshjes së Prespës

Rreth 250 persona kanë protestuar në Selanik kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës përmes së cilës zgjidhet kontesti mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Protestuesit u mblodhën para Salës për koncerte derisa presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos merrte pjesë në koncertin që u organizua me rastin e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Demonstruesit shprehën pakënaqësitë e tyre sepse Pavlopulos nuk morri pjesë në debatin për Marrëveshjen e Prespës. Ata tentuan të shpërthejnë kordonin e policisë të vendosur rreth Salës, por policia është kundërpërgjigjur me gazë lotsjellës.

Marketing