Protesta para Qeverisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Nesër pasdite do të vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në disa qytete të vendit. Deri më tani protesta janë paralajmëruar në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë dhe Dibër. Këshilli koordinues një ditë përpara protestës bëri të ditura edhe kërkesat siç janë: Komisioni Rregullator i Energjetikës të tërheqë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe të ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46%. Qeveria të ulë TVSH-në për energjinë elektrike nga 18% në 5%. Kuvendi të shpërbëj KRRE-në sepse ky organ, sipas tyre, i shërben vetëm apetiteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë rëndë xhepin e qytetarëve.

Marketing

“Kuvendi të krijojë trup të pavarur në shërbim të qytetarëve që do të ketë mision që të verifikojë cilësinë e shërbimeve të kompanive energjetike. Të hetojë e të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto. Të anulojë kamatat e qytetarëve t’i mbrojë konsumatorët nga skemat e kamatave që i ngarkohen qytetarëve- deklaroi Krenar Osmani, Këshilli Organizativ.

“Qeveria të eliminojë monopolin e shërbimeve të kompanisë private ‘EVN’ duke i shkëputur kontratën për t’i dhënë fund sjelljes së tyre jo korrekte dhe jo njerëzore ndaj konsumatorit. Të nacionalizojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të krijojë politika lehtësuese për të falur borxhin ndaj kompanive energjetike të rasteve sociale në vend- deklaroi Marjan Risteski, Këshilli Organizativ.

Marketing