Protesta të dhunshme në Shkup, ka disa të lënduar

Nga trazirat që ndodhën sonte në Shkup para Kuvendit, ka pasur edhe disa të lënduar.

Nga shërbimet emergjente njoftuan se ata kanë intervenuar me kërkesë të policisë dhe se ekipet e tyre ishin në terren pa dhënë informacion mbi numrin e personave të lënduar.

Dy kordonë të forcave të policisë speciale kanë bllokuar hyrjen për në Kuvend.

Në të dyja anët ka grupe të protestuesve të dhunshëm të cilët kanë hedhur gurë dhe gjesende tër forta ndaj policisë.

Protestuesit më të dhunshëm janë maskuar.